Policia arreston një person për manipulim të provave për vrasjen në “Aktash”

Policia arreston një person për manipulim të provave për vrasjen në “Aktash”


Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka arrestuar një të dyshuar për manipulim me prova lidhur me vrasjen që ndodhi më 1 shtator në “Aktash” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024, 22:04. Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, me datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje. Për vrasjen në “Aktash” Gjykata Themelore në Prishtinë të martën e javës së kaluar u ka caktuar një muaj paraburgim pesë të dyshuarve të arrestuar. Të pestit kanë qenë të plagosu si pasojë e të shtënave me armë natën kur ka ndodhur vrasja. / Gazeta Enigma.





Related Articles