Njësitë policore në rajonin e Kamenicës kanë kryer një bastisje në dy shtëpi të fshatin Velegllavë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me nëntë copë fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Velegllavë e Epërme, Kamenicë, 10.11.2021 – 11:00. Është raportuar se nga njësitë relevante policore me urdhëresë të gjykatës janë bastisur dy shtëpi, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit të dyshuar mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me nëntë copë fishek. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. /Gazeta “Enigma”/