Policia e EULEX-it i ka shpëtuar jetën një të riu në liqenin Leqinat të Rugovës.
Në një njoftim në faqen zyrtare, EULEX thotë se ata reaguan në momentin që e panë atë duke thirrur për ndihmë.
“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit. Ekipi jonë i NJSP u hodh në shpëtim momentin që panë shenjat e dobësuara të jetës së të riut dhe dëgjuan thirrjen për ndihmë”.