Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit për të realizuar urdhëresat e Gjykatës Themelore.
“Në kuadër të këtij aktiviteti gjatë javës që shkoi , nga data 13-19 Qershor-2022 janë realizuar 73 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse, ,për dallim nga java paraprake që ishin realizuar 41 urdhëresa”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet më tej në njoftim.