Policia e gjobit me 150 euro veturën zyrtare që bëri tejkalim në vijë të plotë

Policia e gjobit me 150 euro veturën zyrtare që bëri tejkalim në vijë të plotë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informacione për një veturë me targa zyrtare që ka bërë kundërvajtje në komunikacion, raporton Gazeta Enigma.

Policia bën të ditur se vozitësi është identifikuar dhe i është shqiptuar dënimi 150 euro.

Vetura e cila ka bërë kundërvajtje në komunikacion ishte një veturë zyrtare.

“Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit njësitet e trafikut rajonal edhe sot me 12 qershor 2021 përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë kredibile për një veturë me tabela zyrtare që ka shkaktu kundërvajtje, vozitësi është identifiku dhe i është shqiptu kundërvajtja. Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për ndihmën e dhanë me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles