Policia e konfirmon/ Një burrë i vdekur një grua e lënduar

Policia e konfirmon/ Një burrë i vdekur një grua e lënduar

Para pak çastesh u raportua për një vetëvrasje në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se në njè ndërtesë në rrugèn “B”, është gjetur një burrë pa shenja jete dhe një grua e lënduar.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti për Enigmën./GazetaEnigma/

Related Articles