Policia e Kosovës arreston 16 persona në operacion masiv, sekuestron armë dhe municione

Policia e Kosovës arreston 16 persona në operacion masiv, sekuestron armë dhe municione

Policia e Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka realizuar një aksion në jug dhe veri të Mitrovicës, Vushtrri e Skenderaj ku janë kryer bastistje në 21 lokacione.

Gjatë këtij aksioni, Policia ka arrestuar 16 persona të dyshuar.

Nga 16 të arrestuarit, 13 prej tyre me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Gjatë këtij aksioni policia sekuestroi 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

Në mesin e të arrestuarve që u është caktuar masa e ndalimit është edhe një zyrtar policor.

IPK ka bërë të ditur se ndaj të njëjtit është rekomanduar suspendimi.

“Në mesin e të arrestuarve që u është caktuar masa e ndalimit është edhe një zyrtar policor (i cili ka qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut) i cili dyshohet për veprën penale e paraparë me nenin Neni 364 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Si pjesë e procedurave të natyrës administrative, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin për zyrtarin policor të dyshuar dhe të arrestuar në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Related Articles