Policia e Kosovës jep detaje për arrestimet e zyrtarëve në Ferizaj

Policia e Kosovës jep detaje për arrestimet e zyrtarëve në Ferizaj

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Rajonin e Ferizajt, ka filluar implementimin e Planit Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2021”.

Në fazën e parë, urdhërkontrolli është realizuar në tetë (8) lokacione të ndryshme, tek personat zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj.

Mbi dyshimin e bazuar se të dyshuarit e përfshirë, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tyre zyrtar si teknikë të pylltarisë dhe roje pylli, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare të domosdoshme të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo tjetrin, kanë pranuar ryshfet në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga disa qytetarë, të cilët janë dëmtues recidivistë të pyllit, e me këtë dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e Ryshfetit”, si dhe veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, në lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar armë gjuetie, armë zjarri, karikatorë, fishekkë, telefona mobilë, si dhe materiale tjera.

Related Articles