Në vendkalimin administrativ në Jarinjë, vetura e Bankës Popullore të Serbisë nuk është lejuar të shkojë në drejtim të Leposaviqit, për ku edhe ishte nisur. Sipas shoferit të veturës këta dinarë, ishin të destinuar për të paguar pensionet, përfitimet sociale dhe nevojat tjera të qytetarëve serb në Kosovë.
Automjeti ka mbërritur në Jarinjë rreth orës 11:00 dhe pas disa orësh pritje, autoritetet e Republikës së Kosovës nuk kanë lejuar që vetura të kaloj dhe të hyjë në Kosovë, sipas burimeve të The Observer.