Policia ka njoftuar se dje dhe sot janë sekuestruar katër armë në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtimës.
Vetëm dje dhe sot, në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, Policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: dy revole të tipit ZORAKI të kalibrit 9 mm, një revole të tipit ZEV të kalibrit 9 mm, një armë të shkurtë, dyzet e tre copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, tri thika të ndryshme, një shufër metalike, si dhe një sasi të substancës së dyshuar si kanabis.
Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq për rastin e fundit në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej, njofton Policia.