Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që ndërtesa e Qeverisë së Kosovës të ndriçohet me logon “Jo në emrin tim”.
Përmes një postimi, Musliu ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk duhet t’i atribuohet popullit të Kosovës.
“Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk guxon t’i atribuohet popullit të Kosovës. Nuk është në emër të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe sakrificës që solli lirinë”, ka shkruar ajo.
Musliu ka shtuar se një vendim gjyqësor nuk duhet të shkruajë historinë e Kosovës në emër të një populli.
“Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të lejojmë që një vendim gjyqësor të shkruajë historinë tonë në emër të një populli që e di se çfarë ka përjetuar. JO NË EMRIN TIM!”, ka përfunduar ajo.
