Policia e Kosovës shqipton mbi 700 gjoba për personat që nuk respektuan masat anti COVID-19

Policia e Kosovës shqipton mbi 700 gjoba për personat që nuk respektuan masat anti COVID-19

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia ka gjobitur 792 persona të cilët nuk respektuan masat anti COVID-19.

Përveç gjobave për personat që nuk respektuan masat anti COVID-19, Policia ka shqiptuar edhe 1079 tiketa trafiku.

Tutje, në njoftimin e Policisë thuhet se janë regjistruar 31 askidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale, derisa 25 persona janë arrestuar dhe 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles