Policia ka arrestuar një person të cilit i ishte lejuar të shkojë në shtëpi për fundjavë, derisa ishte në vuajtje të dënimit, dhe më nuk është kthyer.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Qafë Morinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është shtetas i Shqipërisë.
“Qafë Morinë, 30.09.2021 – 08:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull, shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke vuajtur dënimin dhe është lëshuar në vikend, duke mos i respektuar vendimin nuk ishte kthyer. I njëjti është dërguar në vuajtur të dënimit”, ka njoftuar policia.