Policia e Serbisë së fundmi ka deklaruar se në Shabac ka konfiskuar 4 mijë pako me banderola të Kosovës, nga 19 mijë sa ka qenë konfiskimi i përgjithshëm.
Cigaret janë gjetur gjatë kontrollimit të dy kamionëve, të cilët ishin të drejtuar nga E.P. (1989) nga Tutin, A.V. (1983) dhe P.B. (1979) nga Loznica, njofton “kossev”, transmeton Gazeta Enigma.
“Policia ka gjetur 4,000 pako cigare me markat e akcizës të Kosovës dhe 15,170 pako pa markat e akcizës“, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë.
Vlera e tregut e cigareve të konfiskuara, për të cilat të dyshuarit nuk kishin prova për origjinën dhe blerjen e tyre, është më shumë se 6,500,000 dinarë.
Siç njofton mediumi të dyshuarve u është caktuar ndalim deri në 48 orë dhe ngarkohen për krimin e “trafikimit të ndaluar të produkteve të akcizës“. /Gazeta Enigma