Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Preoc të Graçanicës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur në një bunar.
Sinjali mëson se rasti është raportuar më 20.01.2026, rreth orës 22:00, në rrugën “Zoran Gjingjiq”, në Preoc.
Sipas informacioneve, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur që ta nxjerrë nga bunari gruan F.M. nga Preoci.
E njëjta është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës, ndërsa burimet bëjnë me dije se ajo nuk ka pësuar lëndime trupore.
Pas ofrimit të ndihmës së parë, gruaja është kthyer në Stacionin Policor në Graçanicë, për të dhënë deklaratë lidhur me rastin.
Në lidhje me ngjarjen janë intervistuar edhe disa dëshmitarët, përfshirë, bashkëshorti i saj, kunati dhe një vajzë e mitur.
Sipas deklarimit të viktimës, ajo ka theksuar se vuan nga depresioni, gjendje e cila dyshohet se e ka shtyrë të ndërmarrë këtë veprim.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si: “Tentim vetëvrasje”.
Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
