Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e shkrimit të grafiteve në Ferizaj të cilat i dedikohen deputetes Adelina Grainca e cila kaloi nga Grupi Parlamentar i PDK-së në atë të Vetëvendosjes.
Kjo është bërë e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.
Ndryshe, ky rast është hapur si rast “ngacmimi” në polici.
Këto grafitë të shkruara iu referuan kalimit të Adelina Graincës në Grupin parlamentar të VV-së nga PDK-ja dhe pjesëmarrjen e saj në votimin për president.