Si rezultat i punës dhe angazhimeve nga njësitë policore është vërejtur një veturë e dyshuar, e cila dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i kufirit me Republikën e Maqedonisë.
Njësiti policorë gjatë kontrollit në veturë ka gjetur tridhjete thasë (30) duhan refuz.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar dhe vetura i janë dorëzuar doganës së Kosovës.
Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin dhe personin e dyshuar./Gazeta “Enigma”/