Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e trajtimit të një rasti, kanë siguruar nga organet e drejtësisë leje për kontrollin e banesës së një të dyshuari.
Dje, më 12.04.2023, në prezencë të dëshmitarëve, është kontrolluar një banesë në një lagje të Prishtinës dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:
- 37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg,
- një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr,
- një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr,
- 8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr,
- 2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr,
- një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
Hetuesit policorë kanë arrestuar L. M., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Rasti është në trajtim nga policia. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.