Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për organizim të lojërave të fatit-bixhoz.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se në Gjilan, në një lokal janë konfiskuar mbi 295 euro, ndërkohë në një tjetër 300 euro.
Në Kaçanik, policia ka konfiskuar 70 euro në një lokal ku luhej bixhoz dhe në një tjetër, u kapën 112 palë letra bixhozi.
Raporti i policisë:
Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan, 28.12.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Janë konfiskuar 295.60 euro para të gatshëm, dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
Rr. Mërgimtarët e Gjilanit ,Gjilan, 28.12.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Janë konfiskuar 300 euro para të gatshëm, dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
Fsh. Dubravë, Kaçanik 27.12.2021-23:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Janë konfiskuar 70 euro para të gatshëm, letrat e bixhozit dhe një fletore. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr.Idriz Seferi, Kaqanik, 28.12.2021-19:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Janë konfiskuar 112 palë letra bixhozi. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta “Enigma”/