Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Sipas policisë, përveç angazhimeve tjera, si pjesë e planifikimit në zbatimin e masave gjatë ditës së sotme, zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër palestra sportive e salla fitnesi, me ç’rast këto veprimtari sportive janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave.
“Bazuar në gjendjen faktike, zhvillimi i aktiviteteve fizike në këto veprimtari ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për veprimtari sportive. Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve ligjore të parapara me ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia apelon te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19.