Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri vetura, nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila shtoi se janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Sot rreth orës 09:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trrafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete( një e cila ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./Gazeta Enigma/

Related Articles