Policia jep detaje për aksidentin në Kamenicë, vdes një person

Policia jep detaje për aksidentin në Kamenicë, vdes një person

Policia ka njoftuar për një aksident trafiku në Kamenicë, ku një person ka vdekur, raporton Gazeta Enigma.

Lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Novosellë, Kamenicë / 05.10.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri  tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i dyshuari”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje.

Related Articles