Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e personit të katërt në listën e të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
“VRASJE E RËNDË- Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë / 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas burimeve të Express, i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova.
Ai dyshohet se ua ka shitur armën Naim Murselit dhe dorasit Granit Plava.
Më 29 nëntor Liridona Ademaj u vra derisa po kthehej nga një restorant.
Për këtë rast janë arrestuar edhe tre persona tjerë, përfshirë bashkëshortin e saj që dyshohet të ketë qenë porositësi. / Gazeta Enigma.