Policia ka dhënë detaje për personin që fillimisht ishte raportuar i zhdukur e më pas u gjet i vdekur në Mitrovicën e Veriut.
Policia ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete dje në orën 08:10.
Me udhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“VDEKJE E DYSHIMT &PERSON I ZHDUKUR – GJETUR/ Mitrovicë Veri 10.11.2023 – 20:00. Lidhur me rastin ‘person i zhdukur’ është raportuar se me datën 12.11.2023 rreth orës 08:10 viktima e rastit mashkull kosovar nga një dëshmitar ishte gjetur i shtrirë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti cilësohet vdekje e dyshimtë.” / Gazeta Enigma.