Policia jep detaje për vdekjen e 46 vjeçarit në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e së premtes pasi derisa ishte duke qëndruar në një kafiteri iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë.

Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Lajmin për Gazeten Enigma e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç”, tha Ahmeti.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, theksoi Ahmeti.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë, i cili ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke qëndruar në një kafiteri iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /GazetaEnigma/

Related Articles