Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë, ku dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta “Enigma”.

Vrasjen e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” Zahiti tha se nga hetimet fillestare dyshohet se kryesi i veprës,  dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe vetën.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc  të Vushtrrisë.  Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H.,  e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave  materiale  në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë . Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e  pajetë dërgohen  në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion”, tha Zahiti.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë  hetimet për  veprat penale ” Vrasje  e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”. /Gazeta Enigma/

Related Articles