Policia jep detaje për vrasjen e policit në Zllatar: U vra aksidentalisht gjatë një ndeje

Policia jep detaje për vrasjen e policit në Zllatar: U vra aksidentalisht gjatë një ndeje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga vrasja aksidentale e një zyrtari policer mbrëmë në Zllatar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se 25 vjeçari u vra aksidentalisht gjatë një ndeje në fshatin Zllatar të Prishtinës, i dyshuarai është arrestuar, njofton Gazeta Enigma.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar” thuhet në raport./GazetaEnigma/

Related Articles