Ka vdekur një person pas një mosmarrëveshjeje me dy persona të tjerë, në fshatin Baks të Skenderajt.
Dy të lënduarit janë dërguar fillimisht në emergjencën e Skenderajt, e pastaj në QKUK, ndërsa njëri nga ta nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve.
Ende nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur deri tek vrasja, mirëpo nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie.
“Raportohet se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë. Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.