Policia jep detajet e fundit për zjarrin që përfshiu Muzeun e Muzikës në Gjakovë

Policia jep detajet e fundit për zjarrin që përfshiu Muzeun e Muzikës në Gjakovë

Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme dhe akoma nuk dihen shkaqet se si i është vënë flaka objektit.

Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë Rajonale në Gjakovë, i cili tha se nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Mund të ju konfirmoj se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.  Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, tha ai.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili e ka akuzuar Komunën e Gjakovës se e ka “lënë me u shkatërru një trashëgimi me vlera, sipas gjitha gjasave me e ndërtu ndonjë banesë”.

Related Articles