Policia konfirmon për Gazetën Enigma përleshjen mes tifozëve në Prishtinë, arrestohen tre persona

Policia konfirmon për Gazetën Enigma përleshjen mes tifozëve në Prishtinë, arrestohen tre persona

Policia konfirmon për Gazetën Enigma përleshjen mes tifozëve në Prishtinë, arrestohen tre persona.

Pak orë para fillimit të ndeshjes Ballkani – Slavia Praga që do të luhet në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes tifozëve në sheshin e kryeqyteti.

Përleshja ka ndodhur mes tifozëve kosovarë dhe atyre të Slavia Pragës, shkruan Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci e ka konfirmuar rastin për Gazetën Enigma se janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre është shtetas i huaj, i cili është tifoz i ekipit çek, Slavia Pragës.

“Nën dyshimet për përfshirje në përleshje, policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyshuar, një nga ta shtetas i huaj”, ka bërë të ditur Agron Borovci për Gazetën Enigma.

Borovci ka bërë të ditur se dy personave iu janë shqiptuar gjoba për shkak të prishjes të rendit dhe qetësisë publike.

“Ndërkohë që policia ka trajtuar rrethanat e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj dy personave ka shqiptuar masën me gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërkaq që të tre janë lënë të lirë”, ka thënë ai.

Related Articles