Zyrtare: Selektori i Maqedonisë së Veriut e merr drejtimin e Trepçës

Zyrtare: Selektori i Maqedonisë së Veriut e merr drejtimin e Trepçës

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës së Trepçës.

Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën.

“Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë”, thuhej në njoftimin e ekipit mitrovicas.

Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.K

a drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016.

Related Articles