Policia me aksion në katër rajone të vendit, përfshirë edhe veriun

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit ka zhvilluar një aksion në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se aksioni po realizohet kundër kontrabandës së mallrave.

Në këtë operacion policor, i cili është ende duke vazhduar, janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor.

Tutje, “Policia ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale”./Gazeta Enigma.

Related Articles