Policia me kontrolle të rrepta të veturave nëpër lagje të Prishtinës

Policia me kontrolle të rrepta të veturave nëpër lagje të Prishtinës

Policia e rajonit të Prishtinës ka dalë në kryeqytet për të kontrolluar ngasësit e automjeteve për bartjen e udhëtarëve.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ky plan operativ ka filluar nga dita e enjte.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti  rajonal i trafikut rrugor që nga data 29 korrik 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se ky plan do të ketë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.

“Krahas kontrolleve të përgjithshme për siguri në rrugë, plani për kontrollin e shtuar të automjeteve për bartjen e udhëtarëve, do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po vazhdojnë aktivitetet policore për ngritjen e sigurisë në trafik

Po vazhdojnë aktivitetet policore për ngritjen e sigurisë në trafikPrishtinë, 30 korrik2021 – Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor që nga data 29 korrik 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve.Krahas kontrolleve të përgjithshme për siguri në rrugë, plani për kontrollin e shtuar të automjeteve për bartjen e udhëtarëve, do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.Posted by Kosovo Police on Thursday, July 29, 2021

Related Articles