Gjatë një kontrolli të automjetit me targa vendore, të premten Policia ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 138,850 euro, raporton Gazeta Enigma.
Në stacion policor janë sjellë dy të dyshuar burra, njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar, thuhet në raportin 24-orësh.
“Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.
