Policia ndëshkon garuesit ilegalë në Pejë, gjobiten me nga 500 euro

Policia ndëshkon garuesit ilegalë në Pejë, gjobiten me nga 500 euro

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba dhe masa ndëshkuese ndaj disa shoferëve që janë kapur duke rrezikuar sigurinë në trafik përmes shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit.

Sipas autoriteteve, dy drejtues automjetesh janë identifikuar duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë. Për këtë shkelje, secili prej tyre është gjobitur me nga 500 euro, ka marrë nga pesë pikë negative dhe masë ndaluese për drejtimin e automjetit për 12 muaj.

Në një rast tjetër, policia ka ndëshkuar një shofer që po lëvizte me shpejtësi 116 kilometra në orë në një zonë të banuar, ku kufizimi i lejuar është 40 kilometra në orë.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Related Articles