Policia në aksion kundër fajdeve në Gjakovë, konfiskohen armë dhe vetura

Policia në aksion kundër fajdeve në Gjakovë, konfiskohen armë dhe vetura

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së marte, në Gjakovë është zhvilluar një aksion kundër fajdeve.

Në këtë aksion janë arrestuar tre persona derisa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Po ashtu edhe si prova materiale janë konfiskuar armë, vetura dhe shënime që lidhen me veprën penale.

Kështu tha drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta.

“Në aksion janë konfiskuar armë dhe vetura e po ashtu edhe shënime që lidhen me veprën penale në fjalë ” – tha Graishta.

Ndryshe, nga ky aksion janë arrestuar edhe pesë persona.

“Aksioni ka filluar rreth orës 06:00 të mëngjesit në shtatë lokacione, në Gjakovë dhe rrethinë të saj. Janë arrestuar pesë persona si dhe janë konfiskuar armë, vetura dhe prova të tjera që lidhen me veprën”, ka thënë Graishta.

Related Articles