Policia në Bërnjak ndalon një shtetas të Bosnjës me 15 mijë euro të padeklaruara

Policia në Bërnjak ndalon një shtetas të Bosnjës me 15 mijë euro të padeklaruara

Policia kufitare në Bërnjak ka njoftuar të premten se ka gjetur 15 mijë euro të pa deklaruara para në veturën që po e voziste një shtetas i Bosnjës, raporton Gazeta Enigma.

Mjetet e padeklaruara janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës. 

“Me datën 06.03.2025, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të Republikës së Kosovës, Policia Kufitare & Dogana e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndaluar për kontrolle një automjet të tipit Kia Sportage me targa të Bosnje e Hercegovinës. Gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar, në automjetin të cilin e drejtonte vozitësi shtetas i Bosnje e Hercegovinës, janë hasur 15 000 (pesëmbëdhjetëmijë) Euro para/kartëmonedha të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e PK-së. / Gazeta Enigma.

Related Articles