Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në kuadër të planit operativ‘’Siguria në komunikacionin rrugor 2021’, ka aktivizuar ‘’Task Forca’’, e përbërë prej disa njësive: njësisë së biçiklistëve, motoçiklistëve ( skuterëve), njësisë së komunikacionit rrugor dhe patrulla të stacionit policor të Ferizajt.
Qëlllimi i kësaj ‘’Task Forca’’ është parandalimi i aksideneteve të komunikacionit rrugor, kontrollimi dhe rregullimi i komunikacionit, si dhe ndëshkimi i kundërvajtësve në komunikacionin rrugor , bazuar në ligjin e komunikacionit.
Sipas policisë, këto masa, janë shtuar, shkak i rritjes së numrit të aksidenteve, si dhe kundërvajtjeve të shumta në komunikacion rrugor.
Pika kontrolli – 46
Vetura të kontrolluara – 339
Persona të legjitimuar – 445
Gjoba të shqiptuara – 167
Raste të inicuara – 2
Konfiskime të automjeteve – 3
Automjete të dyshimta – 2
Ndërkaq, në kuadër të këtyre aktiviteteve, është ndaluar një person A.M ( M/SH/K) , 22 vjeçar, i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ .
I njejti , pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit për 6 muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Tani, që pritet të kemi fluks më të madh të qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në rrugë , ‘’Task Forca ‘’ do të jetë në rrugë çdo ditë , deri në përfundim të sezonit veror , për të monitoruar dhe kontrolluar komunikacionin rrugor.