Policia e Kosovës në Ferizaj ka zhvilluar një aksion për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në këtë qytetet, shkruan Gazeta Enigma.
Policia njofton se u janë dhënë vërejtje disa personave e disa të tjerëve u është shqiptuar fletëparaqitje në stacion policor.
Policia Rajonale e Ferizajt me datën 01.08.2023 ka nisur një aksion të planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt. Në kuadër të këtij aksioni policia ka ndaluar disa persona, veç disa vërejtjeve, ka shqiptuar edhe disa fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”. Në lidhje me ke këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes . Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës edhe në komunat tjera Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit”, thuhet në njoftim.
Më tutje, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë në rast se hasin në lypsar në rrugë.
“Kërkojmë bashkëpunim me qytetarët, saherë që hasin në lypësarë të njoftojnë menjëherë policinë, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322- 406. Policia do të reagojë menjëherë dhe të dhënat e juaja do të ruhen”, thuhet tutje në njoftim.