Policia në Tiranë plagos trafikuesin e drogës

Policia në Tiranë ka qëlluar të enjten me armë zjarri, një person i cili dyshohet se është trafikues i kokaines.

Sipas policisë, ai po transportonte 1 kilogramë kokainë, dhe gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ai nuk i është bindur thirrjes së policisë, dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar kështu jetën e policëve.

Në atë moment njëri nga policët ka qëlluar dhe ka plagosur të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetë.

“Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë”, njoftoi policia

Related Articles