Këtë të mërkurë një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar se kanë nisur hetimet në lidhje me zjarrin që u shkaktua.
Tutje Borovci ka shtuar se nuk raportohet për të lënduar nga ky aksident.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Borovci. /Gazeta Enigma/