Njësia për Kontroll të Autostradave, në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”, vetëm javën e fundit ka arritur që në tri raste të parandalojë garat ilegale të shpejtësisë me automjete.
Gjatë këtij aksioni, Policia ka shqiptuar 2 gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, 1 gjobë për vazhdim të masës mbrojtëse, 1 gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe 1 gjobë për drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e atij lloji të mjetit.
Gjithashtu gjatë vikendit janë sekuestruar përkohësisht 4 automjete të dyshuara për modifikim në sistemin e tërheqjes, të cilat do të dërgohen në kontroll teknik të jashtëzakonshëm.
Policia e Kosovës APELON tek të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në sigurinë e trafikut rrugor, duke bashkëpunuar në parandalimin e këtyre garave ilegale, vetëdijesimin e personave që merren me organizmin e garave ilegale dhe raportimin me kohë në polici çdo informacion që kanë për persona apo grupe që planifikojnë të organizojnë këto gara dhe bashkërisht t’i parandalojmë dhe ndaj të dyshuarve të merren masat e duhura ligjore.
