Policia po e heton vdekjen e një gruaja në Prizren, pasi e bija njoftoi urgjencën se nëna e saj ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Mjeku kujdestar, sipas policisë, e ka gjetur viktimën pa shenja jete.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh
Policia rastin e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.