Policia po heton motivet e aksidentit ku vdiqën nënë e bir nga Skenderaj (VIDEO)

Policia po heton motivet e aksidentit ku vdiqën nënë e bir nga Skenderaj (VIDEO)

Dy maji ditë feste, për familjen nga Skenderaj u kthye në tragjedi pas aksidentit ku humbën jetën nënë e bir.

Anëtarët e saj, fëmija shtatëvjeçar dhe nëna e tij 31-vjeçare, humbën jetën në Gllobar të Drenasit, në një aksident trafiku.

Sipas dëshmitarëve, shpëtimi i viktimave ishte i pamundur, por nxjerrja e tyre nga vetura u bë vetëm me ndihmën e zjarrfikësve.

Trupat e nënës me të birin që u dërguan për obduksion, sipas dëshmitarëve, kishin pësuar lëndime të rënda.

Në këtë aksident edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në QKUK.

Sipas policisë, arsyet e këtij aksidenti po hetohen./Gazeta Enigma/

Related Articles