Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për sulm seksual

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për sulm seksual

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin dhe gjetjen e një personi që kërkohet për veprën “Sulm seksual”.

Sipas policisë, i dyshuari e ka kryer veprën në bashkëkryerje me të tjerë.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarit në mënyrë që të identifikohet sipas tipareve fizike dhe të lokalizohet vendndodhja e tij.

Related Articles