Policia sekuestron katër aparata të lojërave të fatit, arrestohen dy persona

Policia sekuestron katër aparata të lojërave të fatit, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të stacionit policor në Gjakovë, pas pranimit të informacioneve për dyshimin e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga disa persona, kanë ndërmarr veprime të shpejta hetimore dhe operacionale për identifikimin e tyre.

Sipas organeve të sigurisë, dy persona të dyshuar janë arrestuar.

“Mbrëmë rreth orës 19:00, në rr. “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit (APEX).

Kusre, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e  dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë./Gazeta Enigma/

Related Articles