Policia Kufitare në Himarë ka ndihmuar dy turistë gjermanë, të cilët kishin mbetur në det në një gomone.
Sipas njoftimit të policisë, turistët për shkak të erës së fortë, nuk mund të vijonin lundrimin në zonën e Qeparoit, transmeton Klankosova.tv.
“Pas lokalizimit të tyre, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur nxjerrjen e dy turistëve gjermanë, të sigurt, në Portin e Himarës. Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.