Gjendja në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë edhe sonte.
Nga ana tjetër, Policia e Kosovës po patrullon në atë pjesë, pas tensioneve që u krijuan ditëve të fundit.
Gjithashtu, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it shihen se janë prezent duke monitoruar pjesën veriore.
Megjithatë, barrikadat ende po qëndrojnë në disa lokacione, pavarësisht thirrjeve nga krerët e shtetit të Kosovës dhe ndërkombëtarëve, që ato të largohen urgjentisht.
Madje, kjo u tha edhe në takimin e sotëm që i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i pati me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
/Gazeta Enigma/