Politikani serb që bëri homazhe në Prekaz u rrah nga BIA, thotë se pjesëmarrës ishte edhe Radoiçiq (FOTO)

Politikani serb që bëri homazhe në Prekaz u rrah nga BIA, thotë se pjesëmarrës ishte edhe Radoiçiq (FOTO)

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe brenda ambienteve të BIA-s. Në mesin e personave të maskuar që e kanë rrahur, Saduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radojiçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga familjarët e Saduloviq dhe avokati i tij shihet gjendja e rënduar fizike nga maltretimi i rëndë.

Bashkëshortja e tij, Bojana Sanduloviq ka thënë se kjo u bë vetëm për shkak të homazheve të tij te varrezat e familjes Jashari.

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i kidnapimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA në fakt ka qenë videoja e publikuar nga Nikola S. e vendosjes së luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushta, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në godinën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sandulovic.

“Si pasojë e aplikimit të forcës brutale, e cila zgjati për orë të tëra, me një shfaqje të madhe urrejtjeje ndaj popullit shqiptar, shkaktoi paralizimin e plotë të anës së djathtë (krahëve dhe këmbëve) me mavijosje të shumta në trup, si dhe probleme me organet e frymëmarrjes. Në aplikimin e forcës brutale ndaj Nikolës, pesë persona ishin me rroba civile, të cilët e regjistruan rrahjen me telefon privat dhe Nikola e njohu njërin nga 10 personat që ishin të maskuar, si Milan Radoiçiq, dhe ia bëri të ditur këtë”, ka theksuar Bojana.

Related Articles