“Populli i Kosovës meriton liderë që problemet i zgjedhin duke parë kah e ardhmja, jo e kaluara”

“Populli i Kosovës meriton liderë që problemet i zgjedhin duke parë kah e ardhmja, jo e kaluara”

“Populli i Kosovës meriton liderë që problemet i zgjedhin duke parë kah e ardhmja, jo e kaluara”.



Ishte ky komenti më i fundit që ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e bëri në rrjetin e tij Twitter.

Grenell, i njohur për qasjet e atij asimetrike ndaj Kosovës në raport me Serbinë, ka vazhduar serinë e komenteve të tij në çështjet e dialogut.

“Kosova duhet gjithherë të jetë aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Grenell, në një mbipostim ku bën thirrje të “mos vëhen pritshmëri mbi Evropën”.

Rreth shtyrjes së zbatimit të vendimit për masat e reja të reciprocitet për 30 ditë, ish-emisari amerikan, thotë se “ShBA duhet që 29 ditët e ardhshme të arrijë marrëveshje mes Kosovës-Serbisë”.

“Të dyja palët duhet të njohin targat dhe letërnjoftimet, dhe të zbatojnë marrëveshjet paraprake të Donald Trump që t’ia njohin bashkërisht diplomat dhe certifikatat profesionale”, ka thënë Richard Grenell.

Related Articles